BYD sjell DOLPHIN SURF, modelin argëtues dhe gati për të ardhmen, për klientët evropianë
- Hatchback-u teknologjik, plotësisht elektrik, është ndërtuar posaçërisht për qytetet e mëdha
- Bateria revolucionare Blade dhe e-Platform 3.0
- Kabina e gjerë dhe bagazhi prej 308 litrash për përdorim të përditshëm
- Lista gjithëpërfshirëse e pajisjeve ofron një vlerë të jashtëzakonshme për çmimin që ka
BYD, prodhuesi kryesor në botë i automjeteve me energji të re, është krenar të prezantojë DOLPHIN SURF për klientët evropianë. Modeli më i aksesueshëm i BYD-së deri më tani ndërthur pamjen sportive dhe personalitetin argëtues me një kabinë të gjerë e praktike, të mbushur me veçoritë teknologjike të dobishme që janë tashmë simbol i markës, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për të revolucionarizuar segmentin e automjeteve elektrike kompakte (compact-EV).

Eventi i Lançimit Dinamik të BYD DOLPHIN SURF në Romë
DOLPHIN SURF është makina e tetë plotësisht elektrike që lançohet nga BYD në Evropë në më pak se tre vjet – dhe vjen në treg me njohje ndërkombëtare. Muajin e kaluar, një juri e gazetarëve kryesorë të automobilizmit i shpalli versionet e modelit për tregun global si "Makina Urbane Botërore e Vitit" në ndarjen prestigjioze të çmimeve "World Car of the Year".
Me një gjatësi prej 3,990 mm, gjerësi ,1720 mm dhe lartësi 1,590 mm, prurja e re ka përmasa dhe manovrueshmëri të shkathët që e bëjnë atë krejtësisht të përshtatshme për rrugët e ngushta të qytetit dhe hapësirat e vogla të parkimit – megjithatë, përdorimi inteligjent i shasisë së saj e-Platform 3.0 ofron hapësirë në kabinë dhe një kapacitet bagazhi që janë të krahasueshme me makinat e një klase më lart, duke e bërë DOLPHIN SURF një opsion ideal si makinë unike si për profesionistët, ashtu edhe për familjet e vogla.

BYD DOLPHIN SURF
Zëvendëspresidentja Ekzekutive e BYD-së, Stella Li, tha: “Jemi të kënaqur që DOLPHIN SURF është tashmë i disponueshëm për klientët evropianë. Kemi muaj që u përgjigjemi pyetjeve rreth kësaj makine dhe e dimë se sa kërkesë ka për makina elektrike më të aksesueshme në Evropë. Jemi besimplotë se ndërthurja e dizajnit argëtues, prakticitetit, përmasave të përshtatshme për qytetin, performancës energjike dhe teknologjisë së shkëlqyer në kabinë që ofron DOLPHIN SURF, do të ketë një tërheqje të vërtetë për klientët që duan një mjet që është i lehtë për t'u përdorur në qytet, por pa bërë kompromis me pajisjet. Ne e dimë që DOLPHIN SURF është gati për Evropën, dhe besojmë se Evropa është gati për DOLPHIN SURF.”

Fjalimi i mbajtur nga Zëvendëspresidentja Ekzekutive e BYD-së, Stella Li
DIZAJNI ME LINJA TË PREPREHTA SHTON ARGËTIMIN NË FUNKSIONALITET
BYD DOLPHIN SURF ka një dizajn karakteristik që bie lehtësisht në sy, duke ndërthurur funksionalitetin me një ndjenjë argëtimi sportiv. Nga anash, automjeti ka një profil me një hark të vetëm që ndihmon në ofrimin e një hapësire të jashtëzakonshme në kabinë për klasën e tij, dhe një kontur i gjerë i trupit ngrihet përgjatë anës së makinës për t'i dhënë asaj një pamje dinamike, e cila përforcohet më tej nga disqet standarde 15 ose 16 inç.

BYD DOLPHIN SURF
Shtylla C përfshin një element pikë-matricë (dot-matrix) i frymëzuar nga kristalet e akullit, i cili ndihmon në ndarjen vizuale të tavanit, duke krijuar një efekt "notues" e të sofistikuar.
Në pjesën e përparme, fenerët shfaqin linja të pastra dhe të prera, ndërsa forma e tyre e brendshme përbëhet nga gjashtë shirita dritash me kënd. Këto drita të integruara të ditës kompletojnë një pamje të mprehtë që mbështetet gjithashtu në thyerjet e parakolpit të poshtëm dhe linjat horizontale që zgjerojnë qëndrimin vizual, duke krijuar një personalitet të guximshëm.
Pjesa e pasme e DOLPHIN SURF përmban një spojler tavani që zgjat linjën e çatisë, duke ndihmuar në pastrimin e rrymës së ajrit dhe përmirësimin e efikasitetit aerodinamik, së bashku me një shirit fenerësh të pasmë me gjerësi të plotë – një veçori inovative për këtë klasë – që i jep gjithashtu makinës një efekt vizual më të gjerë.
TEKNOLOGJIA E FUNDIT E BATERIVE SHFRYTËZON EKSPERTIZËN E GJERË TË BYD-SË
Nën karocerinë e DOLPHIN SURF qëndron e-Platform 3.0 e BYD-së, lider në industri. E projektuar posaçërisht për automjetet elektrike, e-Platform 3.0 integron Baterinë Blade, markën tregtare të BYD-së, e cila përdor kiminë e fosfatit të hekurit me litium (LFP) për nivele më të larta qëndrueshmërie dhe sigurie sesa bateritë tradicionale të EV-ve, pa përdorimin e kobaltit.
Në rastin e DOLPHIN SURF, do të ofrohen dy kapacitete të Baterisë Blade – 30kWh (versioni Active) dhe 43.2kWh (Boost dhe Comfort), duke ofruar deri në 322 km rreze veprimi të kombinuar WLTP. Autonomia WLTP në qytet arrin deri në 507 km, fakt ky që thekson se si një karikim i vetëm mund të mjaftojë për shumë klientë urbanë që të ngasin DOLPHIN SURF për javë të tëra udhëtimesh mesatare.
Si një kompani teknologjike, BYD është në gjendje të shfrytëzojë përfitimet e zhvillimit dhe zotërimit të të gjitha sistemeve të veta – dhe kjo vlen për DOLPHIN SURF po aq sa për çdo model tjetër në gamë. Në zemër të automjetit është sistemi i parë në botë i prodhuar në masë i grupit motorik elektrik 8-në-1, i cili kombinon motorin lëvizës, reduktorin, karikuesin, konvertuesin DC, kutinë e shpërndarjes së energjisë me tension të lartë, kontrolluesin e menaxhimit të baterisë, njësinë e kontrollit të mjetit dhe kontrolluesin e motorit në një modul të vetëm. Kjo maksimizon shfrytëzimin e hapësirës dhe përmirëson efikasitetin – të dy faktorë veçanërisht të rëndësishëm në një automjet si DOLPHIN SURF.
DOLPHIN SURF është i disponueshëm me një përzgjedhje fuqish nga motori i tij i montuar përpara. Versioni fillestar, Active, shoqëron baterinë e tij 30kWh me një motor 65kW për një kohë 0-100km/h prej 11.1 sekondash, ndërsa Boost, versioni me autonominë më të madhe, përmban të njëjtin motor por një Bateri Blade 43.2kWh (0-100km/h në 12.1 sekonda). Versioni kryesor i gamës, Comfort, merr baterinë më të madhe dhe e shoqëron me motorin më të fuqishëm në klasën e tij (115kW/220Nm), duke e ulur kohën 0-100km/h në 9.1 sekonda.
BYD DOLPHIN SURF ka norma maksimale të karikimit DC prej 65kW (Active) dhe 85kW (Boost dhe Comfort), kështu që pavarësisht kapacitetit të baterisë, ai mund të shkojë nga 10% në 80% të gjendjes së karikimit (SoC) në 30 minuta. Karikimi AC trifazor 11kW është standard në të gjithë gamën, duke lejuar një rimbushje 100% nga 0% SoC në tre orë e gjysmë (Active) ose pesë orë (Boost dhe Comfort). Të gjitha këto norma rimbushjeje mbështesin me lehtësi udhëtimet ditore urbane, ndërsa aftësia për t'u furnizuar në stacionet e shpejta DC do të thotë se DOLPHIN SURF mund të përballojë lehtësisht udhëtime më të gjata kur nevojitet.
NJË KABINË E NDËRTUAR PËR JETËN E PËRDITSHME, ME VEÇORI PËR T’U PËRSHTATUR
DOLPHIN SURF kombinon një dizajn kompakt me një bazë rrotash mbresëlënëse prej 2,500 mm, e cila përputhet me ato të shumë automjeteve më të mëdha dhe siguron hapësirë të mjaftueshme në kabinë që të katër pasagjerët të udhëtojnë me komoditet.

BYD DOLPHIN SURF
Trajtimi i brendshëm ndërthur ndjenjën e argëtimit dhe eksitimit me funksionalitetin; dizajni i pastër i kroskotit integron ekranin standard info-argëtues në një pozicion që është mjaftueshëm afër vijës së shikimit të shoferit për lehtësi përdorimi, por mjaftueshëm ulët për të mos penguar pamjen përmes xhamit të përparmë. Detajet delikate me efekt metali të brosuar ndriçojnë fashën ballore.
Ulëset sportive të përparme janë projektuar si për komoditet gjatë udhëtimit, ashtu edhe për mbështetje kur shoferi shfrytëzon shkathtësinë dhe manovrueshmërinë e DOLPHIN SURF. Ato janë të disponueshme edhe me rregullim elektrik dhe ngrohje, varësisht nga niveli i pajisjeve. Ulëset e pasme kanë hapësirë të bollshme për këmbët dhe kokën për të rriturit, duke e bërë DOLPHIN SURF një opsion real për përdorim familjar. Të gjitha versionet e makinës vijnë me tre pika ankorimi ISOFIX – dy mbrapa dhe një në ulësen e pasagjerit përpara – për ta bërë DOLPHIN SURF jashtëzakonisht të gjithanshëm për klientët me fëmijë.
Kapaciteti i bagazhit të DOLPHIN SURF tregon përfitimet e platformës së tij të dedikuar për EV, së bashku me konfigurimin e pezullimit të pasmë me traksion që kursen hapësirë. Kapaciteti standard është 308 litra, më shumë se madhësia e ofruar nga shumë makina të klasës më lart – dhe kjo hapësirë mund të zgjerohet në 1,037 litra kur ulëset e pasme palosen. Ky fleksibilitet rritet më tej nga gjithsej 20 zona ruajtjeje të shpërndara në të gjithë automjetin – nga një palë mbajtëse gotash mes ulëseve të përparme deri te një zonë e dobishme nën dyshemenë e bagazhit që është ideale për të mbajtur kabllot e karikimit jashtë hapësirës kryesore të ngarkesës.
DOLPHIN SURF përfiton nga përkushtimi gjithëpërfshirës i BYD-së ndaj teknologjisë dhe zhvillimit, kështu që kabina e tij inteligjente është e mbushur me teknologji të dobishme. Të gjitha versionet e makinës paraqesin ekranin karakteristik prekës rrotullues 10.1 inç të BYD, duke përfshirë ndërfaqen më të fundit të përdoruesit të markës (përfshirë një shirit të përhershëm shkurtesash të personalizueshme dhe kontrollin me gjeste me tre gishta për ngrohjen dhe ventilimin), si dhe lidhjen me Apple CarPlay dhe Android Auto.
DOLPHIN SURF gjithashtu ofron kontroll zanor intuitiv përmes komandës "Hi BYD" që ju lejon të aksesoni shumë funksione kryesore pa i hequr duart nga timoni.
Përveç kësaj, DOLPHIN SURF është më i përshtatshëm dhe më i lidhur se çdo makinë tjetër në klasën e tij. Ju mund ta mbani smartfonin ose pajisjen tuaj inteligjente pas një sensori në pasqyrën anësore për të zhbllokuar mjetin përmes hyrjes pa çelës NFC, kështu që është gjithmonë e lehtë të hysh brenda. Dhe mund të përdorni aplikacionin BYD në smartfonin tuaj për të ftohur ose ngrohur kabinën përpara se të hapni derën.
DOLPHIN SURF është i pajisur në mënyrë perfekte për të mbështetur stilet aktive të jetesës – dhe kjo shtrihet deri te teknologjia Vehicle-to-Load (V2L). Kjo lejon që pajisjet të furnizohen me energji, deri në 3.3kW, nga vetë bateria e makinës, duke bërë të mundur përdorimin e çdo gjëje, nga një makinë kafeje deri te një skarë elektrike në vendndodhje – e përkryer për ditët jashtë në plazh ose në fshat.
GAMA GJITHËPËRFSHIRËSE E TEKNOLOGJISË SË SIGURISË DHE ASISTENCËS PËR SHOFERIN
DOLPHIN SURF nuk bën asnjë kompromis me sigurinë dhe veçoritë e asistencës për shoferin. Karoceria e e-Platform 3.0 përdor në masë të madhe çelik me rezistencë të lartë (68.2%) për të garantuar një strukturë të sigurt, ndërsa kimia dhe ndërtimi i Baterisë Blade e ndihmojnë atë të kalojë testin e depërtimit të gozhdës, një nga vlerësimet më të vështira të sigurisë në industrinë e automobilave.
Kabina përmban jastëkë ajri (airbags) për shoferin dhe pasagjerin e përparme, si dhe jastëkë ajri anësorë perden dhe jastëkë ajri anësorë në ulëset e përparme. Të gjitha versionet e DOLPHIN SURF janë të pajisura standard me Sistemin e Avancuar të Asistencës për Shoferin (ADAS), me një sërë ndihmësish duke përfshirë kontrollin inteligjent të lëvizjes (cruise control), frenimin automatik të emergjencës, asistencën për largimin nga korsia dhe kontrollin inteligjent të dritave të gjata. Lista e pajisjeve të sigurisë përfshin gjithashtu një sistem monitorimi të presionit të gomave, një funksion të thirrjes së emergjencës dhe kyçjen e sigurisë për fëmijët.
LISTA E PASUR E PAJISJEVE, PAVARËSISHT NIVELIT TË VERSIONIT
Klientët e DOLPHIN SURF mund të zgjedhin cilindo nga tre versionet e gamës pa bërë sakrificat në pajisje që vijnë me shumë prej rivalëve të këtij modeli të ri. Edhe pika hyrëse e gamës, DOLPHIN SURF Active, përfshin si standard sistemin info-argëtues me ekran prekës rrotullues 10.1 inç, së bashku me sensorët e pasmë të parkimit dhe një kamerë shikimi të pasmë, drita LED të ditës, aftësinë "vehicle-to-load" (V2L), hyrjen dhe nisjen pa çelës NFC, kontrollin adaptiv të lëvizjes (cruise control), kondicionerin, ulëset me lëkurë vegane dhe pasqyrat anësore me rregullim elektrik. Ngjyra metalike vibruese e lançimit, Lime Green (Gjelbër Limoni), vjen gjithashtu si standard.
Përveç baterisë së tyre më të madhe dhe disqeve më të mëdha prej 16 inç prej aliazhi, versionet Boost të makinës shtojnë rregullimin elektrik të ulëseve të përparme, së bashku me fshirëset e xhamit me sensorë shiu dhe pasqyrat anësore me palosje elektrike. Dhe versioni Comfort, që kryeson gamën, përmban një kamerë 360 gradë, fenerë LED, xhama të pasmë të errësuar (privacy glass), drita ndriçimi poshtë pasqyrave anësore, ulëse të përparme me ngrohje dhe karikim wireless për smartfonët.
DËRGESAT E PARA NË VERË – PËRFSHIHET GARANCIA GJITHËPËRFSHIRËSE
BYD DOLPHIN SURF është tashmë i disponueshëm për t'u porositur në shumë tregje evropiane, ndërsa dërgesat e para pritet të mbërrijnë te klientët nga qershori e tutje.
Ashtu si me të gjitha mjetet BYD, çdo version i DOLPHIN SURF vjen si standard me kushte të shkëlqyera garancie, që konsistojnë në një garanci gjashtëvjeçare nga prodhuesi dhe tetë vite për baterinë dhe motorin elektrik.
Main specifications
For DOLPHIN SURF images and video materials visit: https://md.bydauto.eu/d/090f829a605c4bb2a8a9/
.png)



