


Dizajni "Ocean Aesthetics"
Pjesa e përparme e BYD SEAL ndjek konceptin e dizajnit "Ocean X", me një vijë anësore (waistline) mbresëlënëse dhe dinamike, duke ilustruar plotësisht ndërthurjen e performancës dhe stilit. Shihni çmimet më të fundit të disponueshme për BYD SEAL.



Fitues i iF Design Award
BYD SEAL mahnitës është një kryevepër e vërtetë e dizajnit të frymëzuar nga oqeani, me një pjesë të përparme në formë X që rrezaton sportivitet dhe stil. Ai është fitues krenar i çmimit prestigjioz iF Design Award, duke vërtetuar dizajnin dhe inovacionin e tij superior.



Më ndritshëm se kurrë
Fenerët përpara paraqesin grupe dritash unike në formë të dyfishtë "U", të vendosura në mënyrë të shkallëzuar për të ofruar një efekt tredimensional (stereo). Shihni rrugën si kurrë më parë dhe përjetoni një përvojë drejtimi më të sigurt dhe më të këndshme. Forma e dritave të pasme është e organizuar në një "dot matrix" (matricë pikash) dhe përshkon të gjithë pjesën e pasme.



Ekrani me prekje 15.6" Infotainment
Paneli i kontrollit përmban një ekran me prekje 15.6 inç për argëtim dhe informacion, për ta bërë drejtimin e makinës një përvojë të lehtë dhe të këndshme.




Shijoni bukurinë e natyrës me një tavan panoramik me gjatësi të plotë. Ndjeni lirinë e qiellit të hapur dhe përfitoni nga drita natyrale që mbush brendësinë e makinës suaj.

Shijoni një përvojë dëgjimi gjithëpërfshirëse me sistemin audio me cilësi të lartë HIFI Dynaudio Premium, me 12 altoparlantë për performancë të shkëlqyer akustike.

Sediljet sportive ergonomike me lëkurë Nappa maksimizojnë rehatinë e drejtimit. Sediljet e përparme me ngrohje dhe ventilim ofrojnë rregullim elektrik sipas preferencave tuaja.

BYD SEAL ka 485L hapësirë bagazhi në pjesën e pasme dhe krenohet me një hapësirë shtesë prej 72L në bagazhin e përparmë (frunk). Përmasat e BYD SEAL ofrojnë një zgjidhje inteligjente dhe praktike për të gjitha nevojat tuaja të magazinimit gjatë udhëtimit.
Karikimi
Bateria BYD Blade mbështet karikim të shpejtë. Karikoni BYD SEAL nga 30% në 80% në vetëm 26 minuta me karikues DC 150 kW. Karikimi AC 11 kW e bën praktik karikimin në shtëpi.



Performanca
Përgatituni për një udhëtim emocionues me BYD SEAL. Versioni Excellence AWD ofron fuqi 390 kW dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h në vetëm 3,8 sekonda. Gama BYD SEAL ofron autonomi deri në 570 km për të arritur destinacionin tuaj.




BYD SEAL është modeli i parë i pajisur me teknologjinë CTB të zhvilluar brenda kompanisë. Kjo teknologji e fundit integron Baterinë BYD Blade pa ndërprerje në karrocerinë e makinës, duke formuar një strukturë të fortë "sandwich" që mund të arrijë një ngurtësi torsioniale të jashtëzakonshme prej 40,500 N·m/°, e barasvlershme me makinat luksoze. Me teknologjinë CTB, Bateria BYD Blade është më shumë se një burim energjie; ajo është gjithashtu një komponent strukturor i aftë për të përballuar forcë të konsiderueshme.
https://vimeo.com/1220411905?share=copy&fl=sv&fe=ci
iTAC përmirëson përvojën në modelet tona me tërheqje në të katër rrotat. Sistemi shpërndan shpejt çift-rrotullimin duke përdorur zhvendosjen, reduktimin e përshtatshëm dhe çift-rrotullimin negativ për të kufizuar ose shmangur rrëshqitjen. Ai rrit sigurinë, rehatinë e manovrimit dhe shfrytëzon potencialin e fuqisë së automjetit.
e-Platform 3.0
BYD SEAL është i pajisur me platformën tërësisht të re BYD e-Platform 3.0, e projektuar ekskluzivisht për automjetet tërësisht elektrike. Duke shfrytëzuar plotësisht avantazhet e inteligjencës, efiçencës, sigurisë dhe estetikës, e-Platform 3.0 synon të promovojë performancën e automjeteve elektrike në siguri dhe autonomi në temperatura të ulëta, si dhe të përmirësojë përvojat e drejtimit inteligjent.



Bateria BYD Blade
BYD ka qenë një emër pionier në industrinë e baterive për më shumë se 29 vjet. Bateria jonë më e fundit revolucionare BYD Blade ka kaluar një sërë testesh ekstreme në kushte rigoroze, duke e bërë atë një nga bateritë më të sigurta në botë.




Fosfati i hekurit dhe litiumit ofron disa përfitime: gjenerim të ngadaltë nxehtësie, çlirim të ulët nxehtësie dhe mungesë çlirimi oksigjeni. Forma unike e sheshtë drejtkëndore përmirëson ftohjen. Bateria Blade kaloi provën e shpimit me gozhdë pa zjarr ose tym.

Konsiderohet si një nga mënyrat më rigoroze për të testuar nxehtësinë e pakontrolluar të baterive. Bateria Blade e kaloi testin pa emetuar tym apo zjarr. Temperatura e sipërfaqes arriti vetëm 30 deri në 60°C.

Çdo qelizë në paketën e baterisë vepron si një tra strukturor që përballon forcat. Struktura prej alumini në formë hojeje dhe panelet me rezistencë të lartë rrisin ndjeshëm rezistencën vertikale.

Përdorimi i hapësirës së Baterisë Blade është rritur me mbi 50% krahasuar me paketat tradicionale, gjë që ofron densitet të shtuar energjie dhe autonomi më të gjatë.

Blade Battery ka një jetëgjatësi të gjatë, me mbi 5000 cikle karikimi dhe shkarkimi.
Grupimi i parë në botë i fuqisë elektrike 8-në-1 i prodhuar në seri
BYD ka aftësi të jashtëzakonshme integrimi vertikal. BYD integron 8 komponentë kryesorë (VCU, BMS, MCU, PDU, kontrolluesin DC-DC, karikuesin në bord, motorin dhe transmisionin), duke prodhuar sistemin e parë 8-në-1 të prodhuar në seri, që optimizon përdorimin e hapësirës dhe efiçencën e energjisë.



Sistemi i pompës së nxehtësisë me efiçencë të lartë si standard
Një sistem i avancuar i pompës së nxehtësisë që kursen energjinë vjen si standard. Ai është projektuar për të shfrytëzuar nxehtësinë e mbetur nga mjedisi, grupi i fuqisë, kabina dhe bateritë, duke rritur efiçencën termike dhe autonominë në temperatura të ulëta.


