BYD prezanton disa modele të reja në Auto Shanghai 2023
BYD, prodhuesi kryesor në botë i automjeteve me energji të re, ekspozon gamën e tij të plotë të automjeteve në Auto Shanghai 2023 dhe sjell një sërë modelesh të reja në këtë panair, duke përfshirë SUV-in tërësisht elektrik të klasit B, makinën koncept Song L nën serinë BYD Dynasty, si dhe BYD Seagull* dhe BYD Chaser 07* nën serinë BYD Ocean. Yangwang, nën-marka premium e BYD-së, prezanton automjetin of-road U8 dhe supermakinën e saj U9, si dhe arkitekturën Yangwang në këtë ngjarje, dhe nis parashitjen e dy varianteve të modelit U8, duke filluar nga 1,098,000 RMB. Denza, një tjetër nën-markë e nivelit të lartë të BYD-së, shfaq për herë të parë Denza N7 dhe Denza D9 PREMIER (edicionin fillestar me katër vende), së bashku me modele të tjera.
Yangwang: U8 Premium Edition, Off-road Edition dhe U9 në ekspozimin e tyre të parë

Yangwang U8
Edicionet Yangwang U8 Premium dhe Off-road Master fillojnë parashitjen me 1,098,000 RMB,
Yangwang U8 pozicionohet si një SUV elektrik of-road i nivelit të lartë në vlerën e një miliona (RMB), i pajisur me dy teknologji bërthamore të zhvilluara tërësisht brenda kompanisë: Platforma e4 dhe Sistemi Inteligjent i Kontrollit Hidraulik të Karoserisë BYD DiSus-P, duke u mburrur me aftësi të shkëlqyera of-road dhe teknologji të fundit. I fuqizuar nga Platforma e4, Yangwang U8 ka një fuqi maksimale prej mbi 1100 kuaj fuqi dhe mund të arrijë shpejtësinë 100 km/h në 3.6 sekonda. Ai mund të operohet në mënyrë të qëndrueshme në kushte ekstreme, të lundrojë mbi ujë dhe lumenj, të kryejë rrotullim 360 gradë (tank turn) dhe karakterizohet nga një drejtim i shkathët. Versioni Yangwang U8 Premium Edition ofron aftësi ekstreme of-road dhe vë në plan të parë luksin dhe inteligjencën e tij. Versioni Yangwang U8 Off-road Master Edition, i projektuar posaçërisht për entuziastët e rrugëve të vështira, ofron aftësi edhe më të mëdha of-road dhe është zgjedhja ideale për aventurierët me përvojë.
Përveç parashitjes së Yangwang U8, në aktivitetin e prezantimit u shfaq zyrtarisht edhe Yangwang U9. Yangwang ka përfshirë gjuhën e dizajnit "Time Gate", duke shprehur me pasion energjinë, teknologjinë, shpejtësinë dhe estetikën, dhe duke sjellë kështu identitetin vizual unik të markës së tij.

Yangwang U9
Arkitektura Yangwang prezantohet gjithashtu në këtë aktivitet. E zhvilluar ekskluzivisht për automjetet elektrike (NEV) premium, Arkitektura Yangwang përbëhet nga gjashtë teknologji bërthamore të BYD-së, duke përfshirë Platformën e4, Sistemin Inteligjent të Kontrollit të Karoserisë DiSus, Baterinë Blade, Shasinë Master (Master Body), Kabinën Inteligjente (Smart Cockpit) dhe Sistemet e Avancuara të Asistencës për Shoferin (ADAS). Arkitektura Yangwang ofron performancë të lartë, është e pakufizuar dhe e evolueshme për të mbuluar terrenet of-road, rrugët urbane, pistat e garave dhe shumë skenarë të tjerë operimi. Yangwang U8 dhe U9 janë dy modelet e para që bazohen në Arkitekturën Yangwang.
Seritë BYD Dynasty dhe Ocean: Premiera globale e makinës koncept BYD Song L, BYD Seagull dhe BYD Chaser 07
Makina koncept Song L nga seria BYD Dynasty bën debutimin e saj global. Si SUV-i i ri elektrik i nivelit të lartë të klasit B i kësaj serie, ky model është zhvilluar me konceptin e pararojës (vanguard), sportit dhe teknologjisë. Song L ka adoptuar gjuhën e dizajnit të gjeneratës së re "EV SPORT DRAGON" dhe ka integruar teknologjinë pionierë të BYD-së për klientët e rinj që shijojnë modën dhe sportin.

Makina koncept Song L
Dy modele të reja nga seria Ocean e BYD-së, BYD Seagull dhe BYD Chaser 07, u zbuluan gjithashtu në këtë aktivitet. I pajisur me teknologjitë më të fundit të BYD-së, BYD Seagull është një model i ri i prezantuar për një treg më të gjerë, dhe çmimi i tij i parashitjes luhatet nga 78,800 deri në 95,800 RMB. Ky model është projektuar me estetikën unike detare dhe pamja e tij e jashtme rrezaton energji vibrante dhe gjallëri. Automjeti garanton siguri të plotë për klientët, pasi është ndërtuar me Baterinë Blade dhe mbi Platformën e-3.0.

BYD Seagull
Chaser 07 është sedani i parë i klasit B+ i pajisur me teknologjinë Super Hybrid nga seria BYD Ocean. Modeli krenohet me hapësirë të madhe në makinë dhe elemente stili në përputhje me estetikën detare të BYD-së, dhe ka një çmim që varion nga 200,000 deri në 250,000 RMB. BYD Chaser 07 ofron dy variante me autonomi elektrike prej 121 km (NEDC) dhe 200 km (NEDC), dhe është i vetmi sedan hibrid plug-in në klasën e tij që ofron një rreze lëvizjeje elektrike prej 200 km, gjë që mbulon nevojat e udhëtimeve të përditshme dhe atyre në distanca të gjata.

BYD Chaser 07
Denza: Denza N7 dhe Denza D9 PREMIER bëjnë debutimin botëror
Denza, një tjetër nën-markë e nivelit të lartë në matricën e diversifikuar të markave të BYD-së, prezanton Denza N7, Denza D9 PREMIER (edicionin fillestar me katër vende), si dhe Denza D9 DM-i dhe EV, së bashku me një sërë teknologjish të fundit. Debutimet globale të Denza D9 PREMIER dhe dizajni i brendshëm i N7 ripërcaktuan edhe një herë standardet e reja të luksit, teknologjisë dhe futurizmit.

Denza D9 PREMIER dhe Denza N7
Denza N7 është një SUV sportiv, inteligjent dhe luksoz i krijuar për të shtyrë kufijtë. I pajisur me kabinën e parë inteligjente ndërvepruese me super-ndjesi në botë, pajisje audio për makina DEVIALET dhe Sistemin Inteligjent të Kontrollit Pneumatik të Karoserisë DiSus-A (Versioni Standard), Denza N7 mbetet përpara të tjerëve në teknologjitë inteligjente.
Denza D9 PREMIER (edicioni fillestar me katër vende) është një bashkë-krijim i jashtëzakonshëm që kombinon eksterierin imponues dhe interiorin elegant, të rafinuar e të pastër të D9, dhe u ofron pasagjerëve të rreshtit të pasmë një kabinë private luksoze ideale për punë, argëtim dhe relaksim.
Teknologji të shumta pionierë të BYD-së janë vënë gjithashtu në ekspozim në panair, si e-Platform 3.0, Bateria Blade, Platforma e4 dhe Sistemi Inteligjent i Kontrollit të Karoserisë DiSus, etj. Sistemi DiSus, i prezantuar në fillim të këtij muaji, është sistemi i parë inteligjent i kontrollit të karoserisë në industri i zhvilluar ekskluzivisht për automjetet elektrike (NEV), duke përfshirë variantet DiSus-C, DiSus-A dhe DiSus-P. Ai ofron një zgjidhje sistemike për kontrollin e lëvizjes vertikale të automjeteve për siguri të shtuar. Sistemi DiSus do të jetë i disponueshëm në produktet e serive Dynasty dhe Ocean, Denza dhe Yangwang, duke ripërcaktuar makinat luksoze në epokën e energjisë së re.
Gjatë viteve, BYD ka qenë gjithmonë këmbëngulëse në ndjekjen e inovacionit teknologjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke përqafuar elektrifikimin së bashku me partnerët tanë në të gjithë industrinë dhe duke lehtësuar lëvizshmërinë e gjelbër globalisht. Në të ardhmen, BYD do të formësojë një matricë të re markash të përbërë nga BYD (Dynasty dhe Ocean), Denza, Yangwang dhe një markë profesionale e personalizuar, duke plotësuar nevojat e përdoruesve në çdo dimension e skenar, dhe duke siguruar që çdo përdorues të mund të shijojë një udhëtim miqësor ndaj mjedisit.
(*Emri i produktit në këtë njoftim për shtyp është një përkthim nga emri i produktit në kinezisht dhe aktualisht është i aplikueshëm vetëm për emërtimet e modeleve të lançuara në Kinë.)
.png)




