BYD nënshkruan marrëveshje investimi me Ministrinë e Investimeve, Industrisë dhe Tregtisë së Uzbekistanit

09 Tetor 2023

BYD, prodhuesi lider në botë i automjeteve me energji të re (NEV), ka nënshkruar një marrëveshje investimi me Ministrinë e Investimeve, Industrisë dhe Tregtisë të Republikës së Uzbekistanit. Kjo marrëveshje mbështet sipërmarrjen e përbashkët të BYD me Uzavtosanoat JSC (UzAuto) në prodhimin e automjeteve NEV.

Kompania e përbashkët „BYD Uzbekistan Factory“ u themelua nga BYD dhe UzAuto në dhjetor të vitit 2022, e dedikuar për prodhimin e automjeteve me energji të re nën markën BYD dhe pjesëve të ndërlidhura të automjeteve. Prodhimi do të nisë në Jizzakh në vitin 2024, duke filluar me dy prej modeleve PHEV më të shitura të BYD, BYD CHAZOR dhe BYD SONG PLUS DM-i.

Mr. Wang Chuanfu, Chairman and President of BYD and the delegation visited the BYD Uzbekistan Factory plant in the Jizzakh region

Zoti Wang Chuanfu, Kryetar dhe President i BYD, dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan fabrikën BYD Uzbekistan Factory në rajonin Jizzakh

Sipas marrëveshjes, palët ranë dakord të organizojnë ciklin e plotë të prodhimit të makinave BYD në Uzbekistan, duke përfshirë proceset e saldimit, lyerjes dhe montimit. Përveç kësaj, sipërmarrja e përbashkët do të investojë në përmirësimin e aftësive dhe njohurive të punonjësve. Marrëveshja gjithashtu i jep sipërmarrjes së përbashkët të drejtën për të eksportuar automjetet BYD të prodhuara në Uzbekistan drejt vendeve të Azisë Qendrore.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua më 26 shtator në Ministrinë e Investimeve, Industrisë dhe Tregtisë në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, e udhëhequr nga Jamshid Abduxakimovich Khojaev, Zëvendëskryeministër i Uzbekistanit, bashkë me Wang Chuanfu, Kryetar dhe President i BYD, Michael Shu, Drejtor Menaxhues i BYD Europe dhe Ivan Cao, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i BYD Central Asia LLC.

From left: Mr. Rustamov Olimhon Bakiyevich, Deputy Minister of Investment, Industry and Trade of Uzbekistan; Mr Urmzakov Shavkat, Chairman of the Board, UzAuto; Mr. Wang Chuanfu, Chairman and President of BYD; Mr. Michael Shu, Managing Director of BYD Europe

Nga e majta: Zoti Rustamov Olimhon Bakiyevich, Zëvendësministër i Investimeve, Industrisë dhe Tregtisë së Uzbekistanit; Zoti Urmzakov Shavkat, Kryetar i Bordit, UzAuto; Zoti Wang Chuanfu, Kryetar dhe President i BYD; Zoti Michael Shu, Drejtor Menaxhues i BYD Europe

Kjo shënon një kapitull të ri dhe emocionues për inovacionin e makinave elektrike në Uzbekistan, një vend ku qeveria po promovon në mënyrë aktive transformimin e gjelbër dhe me emetime të ulëta karboni, duke njohur avantazhet e mjetetve me energji të re për të reduktuar emetimet dhe për t'u bërë më pak e varur nga burimet tradicionale të energjisë.

BYD prezantoi makinat e saj të pasagjerëve me energji të re për konsumatorët në Uzbekistan në mars të vitit 2023, me një gamë debutuese që prezantoi 3 modele. BYD CHAZOR (një sedan kompakt aerodinamik) dhe BYD SONG PLUS DM-i (C-segment SUV) përfitojnë të dy nga teknologjitë super hibride të BYD, duke ofruar autonomi të gjatë dhe konsum tepër të ulët karburanti. Modeli i tretë është BYD HAN, një sedan ekzekutiv i linjës kryesore, plotësisht elektrik. Që nga lansimi, BYD ka dorëzuar mbi 5,000 automjete te klientët në Uzbekistan dhe ka hapur 7 qendra zyrtare shitjeje dhe shërbimi në vend.

Zoti Michael Shu, Drejtor Menaxhues i BYD Europe, tha: „Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje Investimi është një moment i rëndësishëm për BYD dhe për të ardhmen e automobilizmit në Uzbekistan. Jemi krenarë që sipërmarrja jonë e përbashkët me UzAuto ka fituar mbështetjen dhe angazhimin e Qeverisë së Uzbekistanit, dhe ndajmë me ta përkushtimin dhe entuziazmin për fuqizimin e mjeteve me energji të re për të reduktuar emetimet e karbonit. BYD shpreson të sjellë teknologjitë NEV lider në botë në Uzbekistan dhe, në bashkëpunim me UzAuto, presim me padurim t'u ofrojmë klientëve produktet dhe shërbimet më të mira NEV.“

Jamshid Abduxakimovich Khojaev, Zëvendëskryeministër i Uzbekistanit, deklaroi se Uzbekistani është thellësisht i interesuar për këtë projekt të përbashkët dhe siguroi përfaqësuesit e BYD për gatishmërinë e tij për t'u ofruar mbështetje të plotë në këtë drejtim.

Me mbi 28 vjet përvojë në kërkimin dhe zhvillimin e baterive, BYD është një markë me njohje globale për inovacionet e saj pionierë në këtë fushë. Si marka nr. 1 në botë për NEV, BYD ka dorëzuar më shumë se 5.4 milionë automjete me energji të re globalisht deri në shtator 2023, gjë që është e barabartë me reduktimin e mbi 40 milionë tonëve emetime karboni, duke nënvizuar vizionin e saj për „Ftohjen e Tokës me 1°C“. BYD tashmë është bërë një nga 10 markat kryesore të makinave në mbarë botën, duke operuar në 400 qytete në 70 vende dhe rajone në gjashtë kontinente.