BYD DOLPHIN dhe BYD SEAL lançohen në Finlandë

13 Tetor 2023

BYD, prodhuesi nr. 1 në botë i automjeteve me energji të re, në partneritet me distributorin e autorizuar lokal RSA, prezanton dy modele të reja të Serisë Ocean: BYD DOLPHIN të segmentit C dhe sedanin BYD SEAL të segmentit D. Në aktivitetin e lançimit morën pjesë 200 të ftuar të nderuar, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e mëtejshëm të markës BYD në Finlandë.

The BYD DOLPHIN in Finland Launch Event

Aktiviteti i lançimit të BYD DOLPHIN në Finlandë

BYD DOLPHIN, dinamik dhe i gjithanshëm, është mishërimi i filozofisë së dizajnit „Ocean Aesthetics“, i krijuar nën udhëheqjen e Drejtorit Global të Dizajnit në BYD, Wolfgang Egger. Me një hapësirë midis boshteve prej 2700 mm, ai ofron komoditet, rehati në udhëtim dhe elegancë. I pajisur me sistemin inteligjent të kabinës BYD, modeli BYD DOLPHIN vjen me një ekran inteligjent me prekje 12.8 inç që rrotullohet, i cili ofron kontroll zanor dhe përputhshmëri me sistemet Apple CarPlay dhe Android Auto.

Falë sistemit të integruar 8-në-1 të motorit elektrik, siguria dhe autonomia e lëvizjes janë përmirësuar ndjeshëm. Automjeti përfshin gjithashtu baterinë ultra të sigurt të BYD, Blade Battery, duke ofruar një autonomi mbresëlënëse prej 427 km (WLTP). Teknologjia e karikimit të shpejtë lejon që BYD DOLPHIN të karikohet nga 30% në 80% në vetëm 30 minuta, duke garantuar një përvojë drejtimi të sigurt dhe praktike për përdoruesit.

he BYD SEAL in Finland Launch Event

Aktiviteti i lançimit të BYD SEAL në Finlandë

Modeli i dytë i Serisë Ocean që do të lançohet është BYD SEAL, dinamik dhe sportiv. Ai përmban teknologji revolucionare, si teknologjinë inovative Cell-to-Body (CTB) të kombinuar me sistemin inteligjent të kontrollit të rrotullimit BYD (iTAC). Arkitektura e tij me tërheqje të pasme ose me të katër rrotat, së bashku me suspensionin e përparmë "double-wishbone" dhe suspensionin e pasmë me pesë pika (five-link), ofron një ndërthurje të përsosur të sigurisë dhe manovrueshmërisë, duke siguruar një përvojë drejtimi të pakrahasueshme. BYD SEAL ka një dizajn mbresëlënës aerodinamik që ndërthur linjat elegante me elemente të frymëzuara nga makinat sportive. Me një koeficient ajror prej vetëm 0.219 Cd dhe një strukturë të optimizuar peshe, BYD SEAL lëviz me lehtësi, duke maksimizuar efikasitetin e tij.

Modelet BYD DOLPHIN dhe SEAL do të jenë të disponueshme menjëherë në sallonet e BYD.

BYD DOLPHIN and BYD SEAL Launched in Finland

Lançimi i BYD DOLPHIN dhe BYD SEAL në Finlandë

RSA është gati të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të shitjes me pakicë të BYD pas lançimit të modeleve të reja. Sallone të reja do të hapen në Tampere, Espoo, Vantaa, Pori, Kuopio, Jyväskylä dhe qytete të tjera kryesore në Finlandë.

Michael Shu, Drejtor Menaxhues i BYD Europe, tha: „Partneriteti ynë i suksesshëm me RSA vazhdon të forcohet me zgjerimin e mëtejshëm të produkteve të reja dhe shitësve të rinj në Finlandë. Lançimi i modeleve tona të reja BYD DOLPHIN dhe BYD SEAL nënvizon përkushtimin tonë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të mirë, dhe jemi të entuziazmuar t'i ofrojmë këto modele të jashtëzakonshme krahas modeleve tona ekzistuese BYD ATTO 3, HAN dhe TANG. Kjo shënon një agim të ri për zgjidhjet e qëndrueshme dhe inovative të transportit në Finlandë.“

‍