BYD ATTO 3 triumfon si "Makina Elektrike e Vitit" nga News UK
- Modeli i ri plotësisht elektrik BYD ATTO 3 C-SUV, i cili sjell teknologjinë inovative EV të zhvilluar për siguri dhe efikasitet, i pajisur me një nivel të lartë pajisjesh standarde për klientët në Britaninë e Madhe, shpallet „Makina Elektrike e Vitit“ nga News UK
- I pajisur me baterinë me efikasitet të lartë 60.48 kWh BYD Blade Battery, me një autonomi prej 260 miljesh (WLTP e kombinuar) dhe karikim DC (SOC 30-80%) në vetëm 29 minuta
- Mobiliteti elektrik i teknologjisë së fundit tani është i arritshëm për të gjithë; BYD ATTO 3 vjen me një çmim fillestar mjaft tërheqës prej £37,195 OTR
BYD ATTO 3 është vlerësuar me titullin prestigjioz „Makina Elektrike e Vitit“ nga News UK. Ky vlerësim i rëndësishëm nënvizon përkushtimin e BYD ndaj përsosmërisë në teknologjinë e mjeteve elektrike (EV) dhe qëndrueshmërisë, duke rikonfirmuar pozicionin e saj si lider në industrinë globale të automobilave.

BYD ATTO 3 vlerësohet si „Makina Elektrike e Vitit“ nga News UK
BYD ATTO 3 u përzgjodh për këtë çmim prestigjioz pas një procesi rigoroz vlerësimi nga paneli i ekspertëve dhe gazetarëve të automobilizmit nga The Sun, The Sunday Times, Driving.co.uk dhe revista The Times Luxx në News UK. Paneli vlerësoi automjete të shumta elektrike bazuar në disa kritere, si performanca, dizajni, inovacioni, siguria dhe ndikimi mjedisor. BYD ATTO 3 la mbresa të shkëlqyera te juria në të gjitha aspektet, duke u shpallur fituesi i padiskutueshëm.
„Me një çmim fillestar prej pak më shumë se £37,000, kjo makinë elektrike dinamike dhe me pamje moderne sfidon hapur modelin Tesla Model Y që kushton £44,990. Ajo është gjithashtu shumë mirë e pajisur: tavan i madh xhami, sistem audio me tetë autoparlantë dhe hapësirë në pjesën e pasme për tre të rritur (ose dy burra të bëshëm)“, tha Nick Rufford, Editor i Automobilizmit në The Sunday Times.
BYD ATTO 3 krenohet me disa karakteristika dhe inovacione të jashtëzakonshme që e dallojnë atë në tregun e mjeteve elektrike:
Performancë e Jashtëzakonshme: Me sistemin e tij të avancuar të motorit elektrik, BYD ATTO 3 ofron nxitim mbresëlënës, një udhëtim të qetë e të rehatshëm, si dhe një autonomi të gjatë lëvizjeje me një karikim të vetëm.
Dizajni Elegant dhe Modern: Dizajni i BYD ATTO 3 ndërthur në mënyrë të përsosur estetikën dhe aerodinamikën, duke sjellë si rezultat një automjet tërheqës dhe miqësor ndaj mjedisit.
Siguria në Parësi: I pajisur me karakteristikat më të fundit të sigurisë si standard, BYD ATTO 3 vendos në plan të parë mirëqenien e pasagjerëve të tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Kjo konfirmohet edhe nga vlerësimi maksimal prej pesë yjesh në testet e sigurisë Euro NCAP.
Lider në Mbrojtjen e Mjedisit: Si një makinë elektrike me zero emetime, BYD ATTO 3 është një hap vendimtar drejt jetësimit të vizionit të kompanisë BYD për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike.
Teknologji Inovative: Përkushtimi i BYD ndaj inovacionit është i qartë në teknologjinë e fundit të BYD ATTO 3, që nga sistemi i tij i argëtimit dhe informacionit (infotainment) e deri te funksionet e asistencës për shoferin. BYD ATTO 3 përfshin si standard një pompë nxehtësie të integruar me efikasitet të lartë (Heat Pump) – një veçori që e dallon atë nga të tjerët, veçanërisht me ardhjen e motit të ftohtë.
„Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të nderuar që pranojmë çmimin 'Makina Elektrike e Vitit' nga News UK“, tha Michael Shu, Drejtor Menaxhues i BYD Europe. „Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit të BYD për të ofruar zgjidhje moderne dhe të qëndrueshme mobiliteti me një çmim të përballueshëm, të cilat jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë dhe të mbarë industrisë.“
Sallonet e BYD janë tashmë të hapura në nëntë qytete të Britanisë së Madhe, duke përfshirë Londrën, Glasgow, Stockport, Birmingham, Milton Keynes, Leicester, Leeds, Southampton dhe Exeter, duke ftuar konsumatorët të provojnë teknologjinë e avancuar dhe gamën e produkteve elektrike. BYD ATTO 3 ka krijuar tashmë një bazë të gjerë ndjekësish midis konsumatorëve të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe atyre që kërkojnë një automjet elektrik premium, por të arritshëm. Vlerësimi i tij si „Makina Elektrike e Vitit“ nga News UK konsolidon pozicionin e tij si një yll në rritje në industrinë e mjeteve elektrike në Mbretërinë e Bashkuar.
BYD mbetet e përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë, inovacionit dhe zhvillimit të mjeteve elektrike që plotësojnë nevojat e konsumatorëve të sotëm, duke ruajtur mjedisin për gjeneratat e ardhshme. Ky çmim rikonfirmon dedikimin e BYD për të udhëhequr të ardhmen e mobilitetit të qëndrueshëm.
.png)




