
Në BYD, automjetet tona elektrike janë ndryshe; teknologjia jonë e baterive, udhëheqëse në industri, bashkohet në mënyrë perfekte me dizajnin inovativ për të krijuar një gamë makinash elektrike (EV) që janë sa të sigurta, aq edhe luksoze. Koha për një përmirësim? Zbuloni modelet tona të disponueshme sot.
Jeni të rinj në botën e makinave elektrike? Këtu do të gjeni gjithashtu të gjithë informacionin që ju nevojitet rreth drejtimit dhe zotërimit të një automjeti elektrik BYD.
Në zemër të makinave tona elektrike është bateria inovative BYD Blade. E njohur si një nga bateritë më të sigurta në botë për automjete elektrike, ajo ka kaluar prova rigoroze sigurie dhe është projektuar për të maksimizuar fuqinë, autonominë dhe jetëgjatësinë.
Makinat tona elektrike përfitojnë nga arkitektura BYD e-Platform 3.0, e projektuar për të përmirësuar ngurtësinë e automjetit, sigurinë dhe përvojën e përgjithshme të drejtimit.
Kemi krijuar gjithashtu sistemin e parë në botë të lëvizjes elektrike 8-në-1 të prodhuar në seri, për të optimizuar hapësirën dhe efikasitetin e energjisë. Kudo që të shkoni, mund të mbështeteni te BYD për të arritur atje.
Pavarësisht nëse shkoni për pazar ose niseni në një udhëtim më të gjatë, makinat tona elektrike ofrojnë autonominë që ju nevojitet: deri në 570 km me një karikim të vetëm.*
Keni nevojë për karikim? Automjetet elektrike BYD mbështesin lloje të ndryshme karikuesish. Karikuesit publikë të shpejtë janë idealë kur dëshironi të rifilloni sa më shpejt udhëtimin.
Karikuesit më të ngadaltë, që përdoren shpesh në shtëpi, janë një mundësi praktike kur makina qëndron e parkuar për më gjatë, si gjatë natës.
*Bazuar në BYD SEAL.
Shumë makina elektrike BYD kanë një vlerësim me 5 yje në testet Euro NCAP.

E kuptojmë që koha juaj është e çmuar. Makinat elektrike BYD mbështesin karikim të shpejtë për t’ju kthyer më shpejt në rrugë.
Koha e karikimit nga 30% në 80% me karikues të shpejtë DC:
Koha e karikimit në shtëpi nga 0–100% me karikues AC 11 kW:
*Kohët mund të ndryshojnë sipas versionit të modelit.
Bateria jonë BYD Blade është projektuar për të maksimizuar autonominë e makinës elektrike. Autonomitë e modeleve të mëposhtme bazohen në testimin WLTP:
BYD ATTO 3: 420 km
BYD DOLPHIN: 427 km
BYD SEAL: 570 km
Autonomia reale me një karikim ndryshon sipas kushteve të rrugës dhe stilit të drejtimit. Shumica e drejtuesve karikojnë përpara se bateria të arrijë në 0%, gjë që ndikon edhe në distancën e përshkuar midis karikimeve.
Ju gjithashtu do të keni mundësinë ta karikoni makinën tuaj elektrike në shtëpi. Këtë mund ta bëni përmes një prize standarde, deke pse kjo është mënyra më e ngadaltë për të karikuar automjetin tuaj. Nëse planifikoni ta karikoni automjetin tuaj në shtëpi, ne rekomandojmë instalimin e një karikuesi EV shtëpiak, i cili mund ta karikojë makinën tuaj deri në tri herë më shpejt se një prizë standarde shtëpie.
Mesatarisht, makinat elektrike janë më të shtrenjta për t'u blerë drejtpërdrejt. Megjithatë, makinat elektrike BYD janë ndryshe. Ne ofrojmë disa nga automjetet elektrike më të përballueshme në treg, pa kursyer në teknologji apo në cilësinë e ndërtimit.
Të gjitha makinat elektrike BYD janë automatike. Automjetet elektrike nuk kanë nevojë për kuti tradicionale shpejtësish ose friksion, ndaj kanë vetëm dy pedale: gazin dhe frenën.
Përdorimi i kondicionerit në verë ose i ngrohjes në dimër mund ta ulë autonominë e një makine elektrike. BYD përdor teknologji efikase të menaxhimit termik për ta kufizuar këtë ndikim.
Sistemi i pompës së nxehtësisë me efikasitet të lartë i BYD ripërdor nxehtësinë nga mjedisi, sistemi i lëvizjes dhe bateria. Në testin dimëror të Federatës Norvegjeze të Automobilizmit (NAF), BYD TANG regjistroi humbjen më të vogël të autonomisë kundrejt vlerës së deklaruar WLTP, pavarësisht temperaturave nën zero.
Kontaktoni sallonin tuaj lokal BYD për më shumë informacion.